Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar 16 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se në tri vitet e fundit si opozitë kanë qenë të obliguar ta mbrojnë atë nga pushteti.
Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuta është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë.
“Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj”.
“Angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe barabartë për të gjithë, ka qenë, është dhe mbetet zotimi ynë i përhershëm!”, ka shkruar ai.
Në më shumë se dy vjet e gjysmë qeverisje në mandatin katër vjeçar, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, e ka shkelur gjashtë (6) herë Kushtetutën e Kosovës.
Gjatë kohës sa ishte në opozitë, kryeministri Albin Kurti, ishte mjaft i zëshëm në sulmet dhe denigrimin e atyre personave që Gjykata Kushtetuese vendoste kundër vendimeve të tyre.
Madje, Kurti si opozitar deklaronte: ”Kush e shkelë ligjin është kriminel, kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel”.
Por, vetë në pushtet, shkeljen e Kushtetutës e ka bërë normë qeverisëse, derisa, deri më tani, përkundër shkeljeve të shumta kushtetuese, nuk ka asnjë dorëheqje, pra askush nuk ka marrë përgjegjësi.
Më 9 prill të vitit 2008 Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa më 15 qershor të atij viti ka Kushtetua ka hyrë në fuqi.
Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit.
Kushtetuta si akti më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit ka dhënë të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës përbëhet nga 14 kapitur dhe 162 nene.
9 prilli shënohet si festë shtetërore në Kosovë./Demokracia