Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur kanë dëmtuar ndriçimin në kompleksin memorial të dëshmorëve në Kushnin të Hasit.
Sipas raportit, përveç dëmtimit të ndriçimit, të dyshuarit në mure kanë shkruar edhe fjalë banale.
“DËMTIM PRONE Kushnin-Has, Prizren / 07.04.2024 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë dëmtuar ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve dhe në mure kanë shkuar fjalë banale. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
/Demokracia