Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar me prezantimin e fakteve që kundërshtojnë të dhënat e Qeverisë Kurti, të cilat sipas kësaj partie, janë propagandë dhe të pavërteta.
LDK kësaj radhe ka thënë se Kosova gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, nuk ka shënuar progres në indekset ndërkombëtare, si Raporti i BE-së, Ëorld Justice Project e Transparency International.
“Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare. LDK do t’i gëzohej raporteve po të ishin të vërteta e Kosova të shënonte progres në të gjitha fushat. Në fakt, Qeveria e Kosovës po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara tashmë.” – thuhet në komunikatë.
“LDK e vlerëson këtë Qeveri si; Qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë. LDK po ashtu beson se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm të dallojnë propagandën ndaj të gjitha fakteve që po ofrojmë; fakte të publikuara nga institucionet ndërkombëtare e vendore që e demantojnë çdo mashtrim të kësaj Qeverie.” – thuhet ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
LDK vazhdon me “faktet para propagandës”: Qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë./Demokracia