Nëntë persona lëndohen nga një aksident trafiku në Klinë

- in Lajme

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Klinë në mesnatë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital.
“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, njoftoi ai./Demokracia