Avokati Xhevdet Smakiqi ka komentuar lavdërimet e qeveritarëve për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paluajtshme të autorëve të sulmit në Banjskë.
Ai ka vlerësuar se ministrat e Qeverisë Kurti po iu vardisen sukseseve të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Smakiqi ka shkruar se të gjitha veprimet për t`i sekuestruar dhe konfiskuar këto pasuri janë marrë nga prokurorët dhe gjyqtarët.
“Ministrat e dështuar te Albin Kurtit në punët e tyre, po i VARDISEN sukseseve te Prokurorise Speciale te Kosoves qe udhëhiqet nga Kryeprokurori Ztr.Blerim Isufaj. Vizatat e ministrave dje me 05.04.2024 te Qeverise Kurti 15 minutëshe te frikësuar me mbrojte te afërt në pronat ne Ujman te sekusestruara përkohesishte me kerkesen e arsyetuar te Prokurorise Speciale e te aprovuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake permes Urdherit te Ndalimit Perfundimtar konform nenit 267, 261, 260 dhe 110 te KPPRK-së janë VARDISJE ne sukseset e Prokurorise dhe Gjykates”, ka shkruar Smakiqi.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk i ka kryer punët që i kanë takuar.
“Populli duhet kuptuar se sikur Qeveria Kurti te kryente detyrat ligjore te saj zbatimin e Ligjit te Ndertimit, Ligjit te Planifikimit Hapesinor, Ligjit Per Ujrat, Ligjit Per Pellgjet Ujore, Ligjit per Mbrojtjen e Mjedisit ato vila do te rrenoheshin ne procedure administrative, por deshtaket nuk i kryjne kurre punet e veta sepse nuk dinë nuk munden nuk guxojnë”, ka shkruar avokati Smakiqi./Demokracia