“A ka mundësi qitash me deklaru?” | Pas sakrificës gati njëvjeçare për sovranitet, Lulzim Hetemi mund të përfundojë edhe në prokurori

- in Lajme

“O pasha nerën, zaher s’kanë ditë këto çikat. A ka mundësi qitash me deklaru? Veç për qata edhe referendumi është me të 20-tin, ndosha ecim se për kurgjo tjetër”.

Kështu është përgjigjur më 3 prill 2024, kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kur është pyetur se përse nuk e ka deklaruar pasurinë në afatin e përcaktuar ligjor, deri më 31 mars 2024, shkruan Demokracia.com.

Mos-deklarimi i pasurisë është në kundërshtim me Ligjin 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, i cili parasheh hapat që duhet të ndërmerren nga institucioni që është i detyruar ta zbatojë këtë ligj, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

LAJME
“A ka mundësi qitash me deklaru?” | Pas sakrificës gati njëvjeçare për sovranitet, Lulzim Hetemi mund të përfundojë edhe në prokurori
Demokracia
10:05 | 05 Prill 2024

SHARE:

 

 

“O pasha nerën, zaher s’kanë ditë këto çikat. A ka mundësi qitash me deklaru? Veç për qata edhe referendumi është me të 20-tin, ndosha ecim se për kurgjo tjetër”.

Kështu është përgjigjur më 3 prill 2024, kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kur është pyetur se përse nuk e ka deklaruar pasurinë në afatin e përcaktuar ligjor, deri më 31 mars 2024, shkruan Demokracia.com.

Mos-deklarimi i pasurisë është në kundërshtim me Ligjin 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, i cili parasheh hapat që duhet të ndërmerren nga institucioni që është i detyruar ta zbatojë këtë ligj, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Ky ligj parasheh dy situata se çfarë ndodhi pasi një zyrtar nuk e plotëson formularin për deklarimin e pasurisë, ndonëse është i obliguar ta deklarojë atë.

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili me insistimin e kryeministrit Albin Kurti, për gati një vit ka qëndruar i mbyllur në zyrën e tij në objektin e komunës, si një dëshmi e shtrirjes së sovranitetit të Republikës së Kosovës, mund të përballet me pasoja ligjore. Kjo do të ishte “dhurata” më e keqe që do t’i bëhej Hetemit, i cili pavarësisht se është keqpërdorur nga kryeministri Kurti, ai ka treguar vendosmërinë e tij.

Sipas nenit 28 të ligjit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, shqipton gjobë ndaj secilit subjekt deklarues që dështon në përmbushjen e detyrave. Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi është në mesin e 200 zyrtarëve shtetërorë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, por që nuk e kanë bërë brenda afatit ligjor.

Kjo gjobë, sipas ligjit, është 30% e pagës mujore neto, por që në asnjë rast kjo nuk mund të kalojë pragun prej 500 euro.

Në rast se subjekti deklarues, edhe pas shqiptimit të gjobës, por jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga dita kur është dashur të përmbush detyrimin, nuk e përmbush detyrimin, atëherë Agjencia bën kallëzim penal tek Prokuroria përkatëse.

Më 21 prill 2024, qytetarët e komunës së Leposaviqit do t’i drejtohen kutive të votimit për t’u përgjigjur në pyetjen nëse pajtohen për largimin nga funksioni të kryetarit Lulzim Hetemi.

Pyetje e njëjtë do t’i parashtrohet edhe qytetarëve të komunave tjera, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut. / Demokracia.com /