Deklarohen nga opozita- Takimet në Bruksel për ‘dinarin’ po mbahen më shumë për konsum të brendshëm politik!

- in Lajme

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i mbajtur sot në Bruksel për çështjen e dinarit ndërmjet dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Kryenegociatorët e të dy vende e akuzuan njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje.

Ndërsa emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha pas takimit se “u mbushën disa hapësira për propozimet e palëve por s’e diskutimi duhet të vazhdojë”.

“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të mbushim disa hendeqe midis propozimeve të të dyja palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis” ka shkruar Lajçak.

Në lidhje me takimin e mbajtur sot në Bruksel janë deklaruar për “Gazeta Blic” nga opozita në vend.

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, tha se Bashkimi Evropian po luan me Kosovën.

Humolli tha se qeveria e Kosovës, duke ec në rrugën e gabuar, po kontribuon që të faktorizohet shovinizimi shovinizimi serb.

“BE-ja po luan me Kosovën dhe gjithashtu ekipi përfaqësues i Kosovës po luan me BE-në. Rrugën për me ec përpara si BE-ja ashtu edhe Kosova nuk e kanë të duhurën se politika shoviniste serbe po luan si me BE-në ashtu edhe me Kosovën”

“Lajçak e ka për karrier politike, posa i njëjti të shkon në shtëpi e harron ku është Kosova. Ndërsa qytetarët në rajon kanë nevojë me jetu në paqe.Mënyrën se si po e menaxhojnë kohën këta faktor, vetëm për paqe nuk po punojnë. Qeveria e Kosovës duke ec në rrugën e gabuar po kontribuon që të faktorizohet shovinizimi shovinizimi serb që është destabilizuesi kryesor në rajon” tha Humolli për “Gazeta Blic”.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës po deklarojnë s’e nuk kanë pritur që të arrihet ndonjë marrëveshje sot.

Kështu tha për “Gazeta Blic” zyrtarja e këtij subjekti politik, Shqipe Pantina.

Ajo tha se këto takime po mbahen më shumë për konsum të brendshëm politik se sa për qëllim të arritjes së ndonjë marrëveshjeje.

“Unë nuk kam pritur që sot të arrihet ndonjë marrëveshje duke u bazuar edhe në përvojen e mëhershme të bisedimeve për çështje të tilla teknike. Këto takime më shumë po mbahen për konsum të brendshëm politike sesa për qëllim të arritjes së ndonjë marrëveshje”

Por, Pantina tha se mund të ketë në javët në vazhdim, një marrëveshje për dinarin, por se kjo me shumë mundësi arrihet me ndërmjetësimin e ambasadave e të shteteve të Quint-it.

“Megjithatë unë besoj se do ketë një lloj plani apo marrëveshje për çështjen e dinarit e cila mund të arrihet në javet në vijim por kjo marreveshje ose plan ka më shumë gjasë të arrihet me ndërmjetësimin e ambasadave e të shteteve të Quint-it sesa me ndërmjetesimin e Lajcak” deklaroi Pantina.

Ndërsa zyrtari për media i PSD-së, Bardh Ahmeti, tha se takim pas takimi po shohim tërheqjen e qeverisë kundrejt vendimeve të saj.

Ahmeti tha për “Gazeta Blic” se “e vetmja gjë konsistente e qeverisë në dialog ka qenë mungesa e konsistencës”

“Gradualisht, takim pas takimi, po shohim tërheqjen e qeverisë karshi vendimeve të saja, që sigurisht kanë qenë të dëmshme.Shikoni si filloj, nga “nuk e negociojmë vendimin” në “pranojmë propozimin e ndërmjetësuesit Lajçak”. E vetmja gjë konsistente e qeverisë në dialog ka qenë mungesa e konsistencës. Prandaj dhe pozicioni i Kosovës, ndër të tjera, është kapitulluar nga ky pushtet” potencoi Ahmeti.

Ai tha se vendimet e Kosovës, në fund, po përfundojnë duke u shtyrë nga Serbia.

“Në anën tjetër kemi një palë që po e shtyen tash procesin, e që është pala serbe. Pra, në fund, vendimet e Kosovës po përfundojnë duke u shtyer nga Serbia. Pikërisht të kundërtën e saj, sovranizmin me çdo kusht, që na kanë shitur e në ndërkohë po ai sovranizëm bie poshtë në rezistencën e parë.Procesi i dialogut që e ka udhëheq Kurti është pika më e dobët e tij dhe këtë po vazhdon ta dëshmoj në çdo moment të procesit” deklaroi Ahmeti.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka quajtur ‘improvizime të Qeverisë’ bisedimet e Kosovës e Serbisë në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

“Nuk është diçka e re për fat të keq këto janë improvizime kryesisht të Qeverisë pra nuk janë diçka serioze dhe nuk po sjellin rezultatin e duhur pra po e shihni se kemi një hidhërim ndryshe thënë me fjalë të popullit të të gjithë aleatë tanë me Kosovën pikërisht për shkak të këtyre veprimeve të Qeverisë” ka deklaruar Haradinaj./Demokracia