Agjencia Qendrore e Prokurimit ka shpallur tender në vlerë mbi 25 milionë euro, për furnizim me karburante për nevoja të nivelit qendror dhe lokal, i ndarë në nëntë lote.
Përmes këtij tenderi parashihet furnizimi me karburante për vetura, nxemje, gjenerator dhe rezerva për institucionet, raporton express.
Bazuar në njoftimin për kontratë që ka publikuar AQP në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kohëzgjatja e kontratës është për një vit.
Në Lotin 1 parashihet furnizimi me karburante për nevojat e Policisë së Kosovës. Furnizimi për këtë institucion pritet të kushtojë 4 milionë e 569 mijë e 397 euro.
Loti 2 është për furnizim me karburante për vetura për nevojat e institucioneve publike të nivelit qendror, me vlerë 2 milionë e 545 mijë e 262 euro.
Në Lotin 3 parashihet furnizim me karburante për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky furnizim pritet të kushtojë 1 milion e 648 mijë e 155 euro.
Më së shumti pritet të kushtojë furnizimi me karburante për nxemje/gjenerator/rezerva për nevojat e institucioneve publike të nivelit qendror, që parashihet me Lotin 4. Për këtë qëllim parashihet të shpenzohen 7 milionë e 317 mijë e 361 euro.