Edi Rama veç në Vlorë ka investuar më shumë se Albin Kurti në krejt Kosovën

- in Lajme

Projektet në rrugë, shkolla e investimet e tjera kanë dallime të mëdha mes atyre që bëhen në Kosovë dhe në Shqipëri. Kjo shihet lehtësisht nëse vetëm pak minuta shikojmë në rrjetet sociale të Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Edi Rama dhe Albin Kurti e kanë të përbashkët veç postin e kryeministrit. Njëri qeverisë me Shqipërinë e tjetri me Kosovën.

Të përbashkëta të tjera ose krahasime, vështirë se mund t’u bëhen, shkruan Demokracia.com.

Punën që e bënë Edi Rama dhe e shfaq kohë pas kohe në rrjetet sociale është larg asaj çka bënë Albin Kurti në Kosovë.

Puna e paktë ose më mirë me thënë dështimet dhe punët që nuk janë kryer, vërehen edhe në postimin e fundit që e ka bërë kryeministri Kurti për tri vite qeverisje.

Në këtë postim, Kurti në asnjë rast nuk thotë që është kryer kjo punë ose ky projekt. Por, çdo herë thotë “kanë filluar punimet, punimet po vazhdojnë, kemi filluar procedurën…”

Kurti tregon, po ashtu, se nuk ka nisur kurrë asnjë projekt të ri në qeverinë e tij për këto tri vite.

“Do t’i përfundojmë punët që qeveritë e mëhershme i lanë keq e në gjysmë, si rruga Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rruga Prishtinë-Pejë”.

E krejt qasje tjetër vërehet nëse shikojmë Edi Ramën dhe postimet e tij.

Rama brenda një jave tregon sa projekte kanë përfunduar e sa janë duke përfunduar.

“Vijon puna për rilindjen e Shkollës së Mesme të Bashkuar, “Muhedin Sherifi” në Librazhd. Shkolla do të ofrojë kushte dinjitoze, për të pritur shumë shpejt nxënës e mësues të saj, me klasa të reja, bibliotekë, palestër dhe laboratorë”.

Tutje Rama tregon edhe për një projekt tjetër që po bëhet në Elbasan-Qafë Thanë.

“Vijon puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë loti 1. Në këtë segment ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës në gjithë gjatësinë dhe po punohet për ndërtimin e nënshtresave rrugore, shtresave asfaltike dhe elementëve të sigurisë rrugore. Është bërë montimi i trarëve të urës dhe po punohet për mbistrukturën e saj”.

Postimet e kryeministrit Rama për punët e ndryshme në Shqipëri janë në numër të madh. /Demokracia.com/