40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE”

- in Lajme, Maqedoni, Opinione, Rajoni dhe Bota

1 / 20
40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE”
Shkruan: HALIT NAXHAKU

Duke pasur parasysh se shqiptareve u ishin bere shume padrejtesi gjate historise, e mbi te gjitha te ndare ne gjashte shtete e sa copa tjera me shume: (Shqiperi, Kosove, Maqedonin shqiptare, Kosoven Lindore: (Presheve, Bujanovce, Medvegje), Malesine e Madhe ne Mal te Zi, Sanxhake, Cameri ) etj.
Nga ketu shqiptaret kudo qe ndodheshin, duhet ndermarre e bere dicka! Vecanerishte shqiptaret qe jetonin nen suaza te roberise nen sundimin e R S F te Jugosllavise AVNOISTE, e me vone te Veteqeverisjes (Samoupravjlanjes te ideologut te saj Edvard Kardel-Tito). Vecmas atyre shqiptareve qe e deshten e vazhdojne ta duan pa “HILE” e pa interes fare ”NENEN SHQIPERI ”, ashtu si kishte qene dikur, dashuria per “ATDHEUN” e per Shqiperine : “SKENDERBEGIANE”, “NOLISTE”, “BALLISTE”, “ZOGISTE”, ashtu si ishte “ENVERISTE”, ashtu si u be “DEMOKRATIKE”, e ashtu si do te behet neser apo ndonjehere, nese behet “EUROPIANE”. Ata qe e deshten dhe e duan Shqiperine si “NENEN E VET BIOLOGJIKE”, qe d. t. th. Sido qe ishte e do te jete: “E RE apo PLAKE”, “E MIRE apo e KEQE”, “E BUKUR apo e SHEMTUAR”, e “SEMURE apo (sakate) e GJYMTE, e “VOGEL apo e MADHE”, e “FORTE apo e DOBET” e “PASUR apo e VARFER”, “INTELEGJENTE (apo me te meta mendore) e CMENDUR”,…Mun si nena qe na ka lindur e sjelle ne kete JETE e sido qe te jete, eshte me e mira se cdo NENE, e cdo gje tjeter ne kete BOTE!, sepse eshte NENA IME, NENA JONE, eshte NENA SHQIPERI !!!
Ashtu ka qene, eshte e do te vazhdoj te jete pergjithmone e dashur e cmuar “NENA SHQIPERI”, nga bijat dhe bijte e saj me te shtrejnte e me te devotshem te kombit! Duke iu kundervene neper periudha te ndryshme rrebesheve te egra te kohes pa kohe, per ta ndryshuar situaten e rende te krijuar nder shekuj!
Shkurte, ngjarjet e viteve shtatedhjeta-tetedhjeta (1968, 1974 e sidomos te 11. Marsit, 1 dhe 2 prillit te pergjakur te vitit 1981, domosdo do te reflektonin edhe jashte territorit te ngushte te cunguar te Kosoves. Fatet e shqiptareve ne shekuj, kudo qe ndodheshin ata, e sidomos i atyre qe ndodheshin nen administraten e nen “okupimin” e Jugosllavise Avnoiste, ishin te pandara dhe te perbashketa. Neper Gjykatet e asaj Jugosllavie Avnoiste, u perfshine edhe shume shqiptare te R.S.te Maqedonise apo me drejte te “Maqedonise Shqiptare”, te cileve iu shqyptuan denime drakonike politike me kohe zgjatjeje vitesh dhe dekadash. Te gjitha keto me termet e njohura: Nacionaliste, irredentiste, separatiste, kunderrevolucionariste, etj. Shume shqiptare do te shpallen “armiq” te Jugosllavise Veteqeverisese, disa edhe brenda nates pa qene fare te tille e pa u perfshire aspak ne veprime te tilla, vetem pse ashtu deshte shteti dhe pushteti i atehershem!
Ja disa raste me fakte :
Axhe, Sali Frengova me banim ne Oher u denua per kundravajtje nga se kerkoi te blene dy buke, ne gjuhen shqipe, gje te cilen e kishte bere vite te tera, jo qe kur ka jetuar ne Oher, por gjate tere jetes se tij.
Nderkaq Olloman Mena, nga fsh.Misllodezhde banor ne Oher u denua ngase, kendoi kenge shqipe, ne shtepin e vete, ne gezime familjare, kur shkone ta merre policija u thote: pritni deri sa ta mbaroj nje here kengen! Ka kenduar edhe ne burge.
2 / 20
Eshtref Doko, nga fsh.Koroshishte, me banim ne Oher, nje personalitet i njohur dhe i rrespektuar, drejtor i shkolles se vetme tetevjecare “V. Bashkim”, ne Oher sepse kinse ka regjistruar nje familje rome si shqiptare, edhe pse realiteti ishte krejt ndryshe, sepse ka kerkuar te hapen paralele shqipe ne Oher.U denua me dy vjet e gjys burge!
Nevzat Murati, nga fsh. Pohum, banore ne Oher, ngase i ka kerkuar sherbetorit te shkolles qe ta heqe foton e Titos per ti gelqerosur klasat, si pergjegjes shkolle qe ka qene, gje qe behej rregullishte per cdo fillim viti shkollor gati neper te gjitha shkollat.
Ferat Xheleshi dhe Nafiz Mena, nga fsh. Misllodezhde, banor ne Struge, hypin ne nje anije te vogel me vela ne liqenin e Ohrit, ku dallget i rrezikojne per mbytje, e i dergojne afer kufirit ujor me Shqiperine, i kapin dhe i akuzojne kinse kane dashur me qellim te shkojne ilegalishte ne Shqiperi.
Musa Zyberi, nga Fsh. Pohum , banor ne Oher, nje burre i nderuar rreth te gjathtedhjetave, ka qene duke prere nje plepe te larte, me para per (7000 mi dinare) bie nga ana e kundert dhe keput pese telat e rrymes me tension te larte, dhe e (zene) bllokojne rrugen, nderpritet rryma, por per fat te mire edhe pse rruga shume frekuentuese pa pasoja ne njerez, pos demtimit te nje shtepie. Ne ate moment afer mbremjes ka qene duke u kethyer nga manovrat (ushtrimet) ushtria Jugosllave, akuzohet se e ka bere me qellim ta bllokon e sulmon ushtrine. Shpeton vetem kur u thote se ka luftuar dhe ka qene i zene robe (jesir) kater vjet ne Gjermani. Kete uniforme dhe kete liri e keni edhe nga kontributi im. Ne vende qe te marre pension, doni edhe keta pak te holla qe do ti marre nga prerja e plepit te me denoni, por une tere jeten kame qene dhe jam i denuar se bashku me shtate femijet e mi te mitur, nuk kame cka te hup me shume, beni cfare te doni me mua!

Belul Kaliqi, nga Fsh. Koroshishte, banor i Ohrit, sulmohet ne Deberce nga nje grup te rinjsh maqedonas, se ka mbajtur kesule (kape te rrafshet lure) te bardhe, pasi ia marrin ia hedhin ne toke dhe e detyrojne qe ta shkele. Ai refuzone me cdo cmim.
Beadin Brava, ngase ushtria Jugosllave bene “Manovra” me crast nje ushtare e hup nje pushke. Ne fshatin Koroshishte behet rremuje, fillon kjameti, pushka me cdo cmim duhet te gjendet. Ne ate moment kalon Beadini me qerren e mbushur me sane-bare. Pa fakte ia vendojne se pushken e ka marre ai. E maltretojne deri ne vdekje ne stacionin policore ne Dollogozhde.
Poashtu, nje ngjarje tragjike edhe me e rende do te ndodhe, kur vjene lajmi i hidhur se Inajet Istrefi nga fshati Veleshte i Struges, vellau i vetem i pese motrave ne dt.12.06.1986, qe ka qene ne sherbim ushtarak ne Petrovarazhdin te Vojvodines, jo rastesishte ka humbur jeten! etj.etj.
Per keto u ndihmoshin edhe disa shqiptare, spiuj, anetare te Partise Komuniste, te Lidhjes Socialiste e Lidhjes se Rinise, Organizatat punuese, Kolektivet, Komitetet, bashkepunetore qe ua kishin shplare trurin dhe ishin ne gjendje te bejne gjithcka per Jugosllavine qe e pandehnin te pa vdekshme dhe te perjetshme e qe veproshin kunder popullit te vet shqiptare. Ketyre u prinin per fat te keq disa funkcionare te larte ne kreun e shtetit Jugosllave apo te Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, apo ne RSM, por antikombetare te perbetuar, qe sllaveve u sherbeshin si mashe per te mos i djegur duarte vete! Me trillime, kurdisje, shpifje montime pa fakte apo me deklarata e argumente te rrejshme. Deri ketu, ne keta permasa e marredhenje marramendese ndernjerezore e cnjerezore kishte arritur niveli i “Vellazerim Bashkimit” te rrejshem te tyre! Duhet ta themi edhe kete te vertete te hidhur mjerane, pa hamendje as hezitm me te vogel, e me shume keqardhje te madhe, ngase me ndihmesen.

Pak skjarim: Duket cekur edhe ate, se mbrojtesit-avokatet, gati se ishin formal, qofshin zyrtarishte qofshin te” zgjedhur e te caktuar nga familjaret”, sidomos ata qe mbroshin klientet e tyre shqiptare per vepra politike si rasti konkret sic ishim edhe ne. Shpeshe here denimet i merrshin te gatshme dhe te prera nga Beogradi. Keshtu qe kishin shume pake gjasa apo kompetenca apo aspak mundesi per ndryshimin e tyre, qofte te kishin fakte dhe argumente te shumta relevante. Ata denime gati ishin akte te kryera para kohe, vetem nese pranonte dikushi nga te akuzuarit te jete bashkepunetor i tyre, qe gati cdo kujt nga te burgosurit politik, ia kishin ofruar gjate hetimeve, me bashkepunu ose me treguar shoket e shoqet, por te gjithe pa perjashtim i kane refuzuar vendosshmerishte deri ne nje, qofte edhe me cmimin e jetes!

Organizata “Dore per Dore” kishte dy qellime kryesore. E para te ket lidhje me Organizata Brenda dhe jashte Jugosllavise, sidomos me Shqiperine qe ishte shume veshtire gati e pamundur, qe rendom behej ose me kalim ilegale te kufirit qe e kishim afer, ose nepermjet shofereve, qe vozitnin Maunet (kamionat) e medhenje me shenjen TIR, sepse kufijt ishin” hermetikishte” te mbyllura me rrezikshmeri te larte, bile edhe me jete aso kohe. Dhe e dyta te gjerohet dhe masovizohet neper te gjitha vendbanimet shqiptare ne Maqedoni, Kosove e me gjere. Te dya keto i realizoi me suksese. Jashte ne Zvicer, lidhet me Xhaferr Shatrin dhe Xhaferr Shabanin. Brenda ne Kosove me Kadri Osmanin dhe Raif Qelen. Me Organizatat: LPRSSHJ, PARTIN E LUFTES, dhe me OMLK-s!
AKUZAT- DENIMET: me nenet 133 per propagande, 136 per veprimtari armiqesore sipas tyre, shih lexo ATDHETARE sipas nesh shqiptareve, dhe neni 114 per kunderrevolucion, al. 1 dhe 2. Denimet beheshin ne emer te popullit pa e pyetur aspak popullin. Hetimet ua besuan Inspektoreve, qe d. t.th. se polici e gjykate ishin bere bashke.
FAKTET: Prokurori nxjerre dhe lexon letren e derguar; Komitetit Qendror te PPSH, perkthimin nga Zeri i Kosoves Nr. 4 dhe Nr. 5, gushte te vitit 1983. Kenget e Lirise, Dy botimet nga Halit Naxhaku: 1)
9 / 20
me titull “ Veshtire te kalohet me kesule (plis) te bardhe”, dhe “Tmerri ne Armaten Jugosllave”. Fjalimet e Enver Hoxhes, te incizuara ne kasetofonin Nr.1 dhe Nr.2, e plot kaseta tjera qe jane gjetur gjate kontrollave dhe bastisjeve policore te te akuzuarit. Letren tjeter te TVSH, (Veshtakun) Nr 326/84 te Sekretariatit Republikan te Puneve te Brendshme Shkup, Vendimet Nr. KIO BR. 29/84, nja 12 vendime tjera shih faqe 8-te te Aktakuzes. Letren e leshuar qysh ne vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizenit, Fotodokumentacionin e inqizuar me rastin e bastisjeve te shtepia e Halit Naxhakut, Vulen e organizates me textin e shkruar: REPUBLIKA S. E KOSOVES, ORGANIZATA SHQIPTARE “DORE PER DORE”, konfiskimin e maqines se shkrimit, me te cilen eshte kryer vepra. Dhe cdo here ne baze te tyre, Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme e R.S.te Maqedonise, mendojne se kane mundur ta verifikojne gjendjen faktike: Sipas dokumentave nga: Hetimet, deklaratat, aktakuzat, aktgjykimet, vertetimet , aktvendimet, vendimet, kontrollat e shumta, bastisjet ne detale, etj. Te gjitha keto te nxjerrura nga Gjykata e Qarkut ne Manastir dhe Gjykata Supreme e R. se Maqedonise ne Shkup.
Ku thuhet se :
Ideologu dhe udheheqesi i Org. “Dore per Dore” eshte Halit Naxhaku, i cili duke mbajtur shume takime dhe mbledhje, ku paraqiste situaten teper te rende dhe alarmante, ku duhej gjithsesi grupet e formuara te ngriheshin ideologjikishte, dhe te pregaditeshin praktikishte, per masovizimet e grupeve per te vepruar, duke planifikuar te shkruajne parrolla, te shperndajne pamflete, me organizimin e protestive e demonstratave sipas tyre armiqesore, ta shkaterrojne me force e dhune “Vellazerim Bashkimin”, ta shkaterrojne barabarsine ndermjet kombeve dhe kombesive, te cilet jetojne ne Jugosllavi, te veprojne kunder Kushtetutes dhe nepermjet forces te ndryshojne rregullimin Federativ te R S F J. Ashtu qe me pare K S A e Kosoves, te ngrihet ne range Republike. Ta fiton statutin e Republikes, dhe me vone te shkeputet nga Jugosllavia dhe ti bashkohet, gjegjesishte ti aneksohet RSP te Shqiperise. Te gjithe te akuzuarit i kane te konsumuara nenet: 133 per propaganda, 136 bashkim per veprimtari armiqesore dhe 114 per kunderrevolucion edhe ate Haliti nga al.1 dhe te gjithe te tjeret nga al 2. Nga kodi penal i Jugosllavise, per cka e kemi cituar rregulloren baze te neneve: 5. 35. 38. 41. 50 dhe 69. Si dhe nenet 95 dhe 98.
I akuzuari i pare Halit Naxhaku, nga gjate kohe (1969) jeton ne Oher. Ka kryer sherbim ushtarak dhe ka graden dhjetare. Ne ushtri pranohet njezeri anetare i Lidhjes Komuniste, kur pyetet, thote: nga kureshtja, dhe se sipas tij Lidhja Komuniste e Jugosllavise eshte nje “Hane” me dy dyer, qe hyne nga njera dhe del poashtu nga dera tjeter kur te duash dhe si te duash! Gjate kohes kur ka jetuar ne Oher vazhdimishte ka ndegjuar Radio dhe ka pare dhe ndjekur programe te RTVSH Tiranes. Shqiperi! Per fate te mire, per ckake te konfiguracionit te vendit, e kane kapur pa pengesa , por here pas here e kane perforcuar me tela , saca, legena, sahana e cka mos, vetem e vetem ta kapin me paster. Pas keqesimit dhe prishjes se marredhenjeve ndermjet R.P. te Kines dhe RSP te Shqiperise, u shpeshtuan dhe me intenzitet e kujdes me te shtuar, me te madhe maksimal, ndjek komentet e RTV Tiranes, per marredhenjet e me tutjeshme, ndermjet ketyre dy vendeve, njerit me te madhe dhe tjetrit me te vogel Socialiste ne bote. Interesimi per ti degjuar dhe ndjekur keta emisione u shtua dukshem.
Ashtu qe ne fillim te vitit kalendarik 1979, vendosi ti dergon leter K Q te P P SH, me qellim te tregon edhe pse jeton ne Jugosllavi, eshte dhe thelle ndjehet shqiptare, dhe ne teresi i permban dhe i mbeshtet politikat e shtetit shqiptare dhe te shokut Enver Hoxhes dhe te Partise se Punes, si shumica e shqiptareve te vertete aso kohe m`ektan kufirit, qe e deshin Enver Hoxhen e Shiperine dhe jo Titon e Rankoviqin e Jugosllavine. Tregon gadishmerine, ne thirrjen e pare te Lufton per Shqiperine, e
10 / 20
mbeshtetur ne forcat e veta. Ne fakte shumica dermuese e te burgosurve politike mbi 98% ne Jugosllavi pa perjashtim aso kohe do te akuzoheshin si Enveriste apo “Marksiste Leniniste”. Arsya ishte nga se e vetmja shprese per mbeshtetje ishte vetem te Shqiperia nene, sepse bindja e thelle ishte se i gjithe populli eshte ushtare. “POPULL USHTARE”. Vetem shqiptaret te mos jene me kurre nen tutellen serbo-sllave! Kjo nder te tjera munde te shihet edhe nga permbajtja e kesaj letre, e derguar qysh ne vitin e hershem 1978!
Letren e titullon:
Drejtuar shtetit me patriotik, shtetit me trim, shtetit me hero, shtetit me real ne bote, shtetit me te dashur te ILIREVE, shtetit ame, shtetit te shqiponjave, te Skenderbeut famemadhe, te Enver Hoxhes, te klases punetore dhe te te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen neper bote, te vetmit shtete “Marksist Leniniste ne bote, Shqiperise triumfonjes