Byrnes: Jakup Krasniqi jetonte sipas parimeve të besës, ne kishim besim tek ai

- in Lajme

Gjatë dëshmisë së tij dëshmitari Shaun Byrnes tha se Jakup Krasniqi ishte njëri që jetonte sipas parimit të besës dhe se tek ai kishte besim.

Dëshmitari pohoi se gjatë takimeve që kishte pasur me Jakup Krasniqin, ai ishte i arsyeshëm dhe kishte marrëdhënie të mira me të, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë asaj kohë unë isha i mendimit që ne kishim krijuar një besim të ndërsjellët me njëri-tjetrin dhe në të gjitha ato takime që ne kemi pasur, në një sërë krizash që ndodhën ai punoi fortë vërtetë fortë që të bashkëpunonte me ne. Punoi fortë që të zgjidhshin ato kriza. Pjesërisht, ashtu siç e kam thënë edhe këtu, motivimi i tij ka qenë qartazi si një person i lidershipit të UÇK-së që SHBA-ja të ishte në anën e tyre”, tha dëshmitari.

Ai tha se Krasniqi ishte nga ata persona që nëse ta jepte fjalën se do të ndodhte diçka atëherë ai do bëhej më të vërtetë.

“Megjithatë, unë kisha një ndjesi që ai ishte shumë i njerëzishëm, ishte serioz, ishte vërtetë shumë i inatosur për gjithçka që serbet iu kishin bërë shqiptarëve e popullit të vetë por në fakt ai ishte një njëri që e donte paqen dhe donte që kjo gjë të përfundonte. Gjithashtu, meqë ra fjala, nuk e di nëse e dini ju fjalën ‘besë’ a e dini se çfarë do të thotë? Ishte e qartë që ai ishte një individ i cili jetonte sipas parimeve të besës dhe këtu e kam fjalën për faktin se ai ishte nga ata persona që po ta jepte fjalën që diçka do të ndodhte, do të kryhej atëherë ne mund të largoheshim me besimin më të plotë të mundshëm se ashtu do të ndodhte me të vërtetë”, tha ai./Demokracia