Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka siguruar të gjithë se nuk do të ketë luftë në Kosovë.
Pavarësisht se inteligjenca lëshoi paralajmërimin për një rrezik të lartë për konflikte ndëretnike në Ballkanin Perëndimor, Shea mendon se nuk duhet dramatizuar situata.
“Kështu është edhe BE-ja, për të menaxhuar krizat, për të parandaluar incidentet, për të ulur tensionet dhe mbi të gjitha, për të rikthyer në shina dialogun politik me Beogradin dhe Prishtinën”.
Për ta arritur këtë, sipas Sheas është e rëndësishme që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ta dëshmojë se është partner i besueshëm i SHBA-së e BE-së, ashtu siç ishin qeveritë e kaluara.
“Është shumë e rëndësishme që kryeministri Kurti të tregojë se ai është gjithashtu një partner i besueshëm përballë Shteteve të Bashkuara dhe ndaj Bashkimit Europian. Ajo që ka qenë e suksesshme në të kaluarën është se qeveria e Kosovës ka punuar shumë, shumë ngushtë me miqtë e saj të mëdhenj në BE, në NATO, me Shtetet e Bashkuara, me vendin tim, Britaninë e Madhe. Ne kemi qenë partnerë të mirë dhe duhet ta ruajmë këtë partneritet edhe në vazhdim”, tha Shea për A2cnn./Demokracia