Pa rezultat përfundoi takimi i sotëm në nivel kryenegociatorësh rreth çështjes së dinarit, njoftoi Zëvendës Kryeministri i Kososovës, Besnik Bislimi, i cili arsyetoi se “propozimet ishin shumë largë njëra tjetrës”, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.
Për arritjen e një pike përbashkuese – mes qëndrimeve të palës kosovoare dhe asaj serbe – Bislimi tha se do të ketë nevojë edhe “takim shtesë”.
Krynegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ende nuk është deklaruar për media ndërsa qëndrimi i palës serbe nga takimi i fundit është se kërkojnë që zgjidhja të jetë përmas Kursimores së Postës së Serbisë, një nga bankat e vetme shtetërore serbe që vazhdon të operojë ende në zonat e banuara me shumicë serbe.
“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme”, tha Bislimi.
Detaje nga propozimet Bislimi nuk dha, duke e dhënë për “mosdëmtin” të procesit në këtë fazë përmes shpalosjes së detaje, ndonëse qëndrimin e jep në përputhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilët edhe ashtu i kanë dërguar tri propozime palës serbe dhe Bashkimit Evropian.
“Ne kemi dy propozime. Ne e dimë se cili është fokusi i secilës palë, por në këtë pikë do të dëmtonte më shumë procesin nëse ne vazhdojmë të paraqesim detajet e dy propozimeve”.
Ndërkaq sa i përket takimeve të sotme që nga ora 10 e mëngjesit, fillimisht trilaterale e mëpastaj ndarazi, Bislimi tu shpreh veç që “të dyja palët dorëzuan të premten [22 mars] dhe sot ne i prezantuam ato dhe diskutuam për to”.
Teksti do të përditësohet edhe pas deklarimeve të ndërmjetësit Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit të të palës serbe, Petar Petkoviq…
Miroslav Lajçak, është shprehur që takimin e kaluar palët – pra, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të sjellin propozime “realiste”.
“Ishte e rëndësishme të vërtetoheshin disa fakte dhe ne ramë dakord që të vazhdojmë diskutimin tonë për këtë çështje të hënën e ardhshme në Bruksel, bazuar në propozimet konkrete dhe realiste që Palët pritet të paraqesin paraprakisht”, tha Lajçak.
Kryetnegociatori i palës kosovare, ditëve të fundit duke folur në Kanal 10, tha – pa shpjeguar se ku konsiston dallimi – që nuk dërgojnë propozime “por ide”.
“Ajo çka dërgojmë (në Bruksel), nuk janë propozime për rregulloren, por janë ide se si transferet e Serbisë janë të mundshme brenda rregullores së BQK-së”, tha ai.
“Rregullorja ka krijuar një telashe për ato struktura që kanë ofruar mbështetje te komuniteti serb. Ne po mundohemi që afatshkurtët të gjejmë modalitet të bëhet e mundshme edhe më tej, por duke hapur mundësinë që të rregullohet në afat të gjatë”.
Duke refuzuar të shpjegojë se çka janë këto ide/propozime që këtë të hënë Bislimi i merr me vete në Bruksel për t’i vendosur në tryezë, tha veçse “ne e kemi të qartë si duket zgjidhja”.
“Edhe në qoftë se Serbia do të pushonte për një moment së dërguari mjetetet drejt tyre, ata prap do të kishin mjete që pamundëson kthimin në një problem humanitar”, shtoi ai.
“Propozimet ne nuk i nxjerrin në tavolinë para mediave, por në tavolinë të bisedimeve në Bruksel. Ne e kemi të qartë se si duket kjo zgjidhje, ajo çka ka munguar është vullneti i Serbisë”, tha Besnik Bislimi./Demokracia