Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur një tender për furnizimin me veshmbathje. Përmes këtij tenderi, që është parashikuar të ketë vlerën e 16 mijë eurove, do të blihen pantallona, këpucë, kravata e këmisha.
Stafi i ministres Donika Gërvalla shumë shpejt do të vishen me rroba të reja.
Për blerjen e tyre tashmë është shpallur edhe një tender, që ka kap vlerën 16 mijë euro
Në këtë tender është treguar se do të blihen dhjetëra komplete për meshkuj e femra, dhjetëra këmisha, kravata e këpucë.
“Furnizimi me veshmbathje për shofer dhe zyrtar të protokollit. Vlera e parashikuar e kontratës: 16,000.00 euro. Furnizimi i veshmbathjeve bëhet 24 komplete për meshkuj, 20 komplete femra, 48 këmisha për meshkuj (22 verë + 22 dimër), 40 këmisha për femra (20 verë + 20 dimër), 24 kravata, 12 këpuca për meshkuj, 10 këpuca për femra”, thuhet në njoftimin për tender.
Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje për të gjitha produktet që do të blihen.
Komplet setër dhe pantollona për meshkuj – verore
- Për stinën e verës:
- 60% Pambuk, 40% Viscose material që mundëson që rrobat të mbajnë hekurosjen;
- Një rend pulla;
- Të ndara në mes (fund);
- Ngjyra duhet të jetë e errët (ose sipas kërkëse nga AK).
Komplet setër dhe pantollona për meshkuj – dimërore
- Për stinën e dimrit:
- 70% Wool (lesh) minimum, material që bën që rrobat të mos rrudhen dhe të mbajnë hekurosjen;
- Një rend pulla;
- Të ndara në mes (fund);
- Ngjyra duhet të jetë e errët (ose sipas kërkëse nga AK).
Komplet setër e pantallona për femra – verore
- Për stinën e verës:
- 60% Pambuk, 40% Viscose material që mundëson që rrobat të mbajnë hekurosjen;
- Një rend pulla;
- Të ndara në mes (fund);
- Ngjyra duhet të jetë e errët.
Komplet setër e pantallona për femra – dimërore
- Për stinën e dimrit:
- 70% Wool (lesh) minimum, material që bën që rrobat të mos rrudhen dhe të mbajnë hekurosjen;
- Një rend pulla;
- Të ndara në mes (fund);
Ngjyra duhet të jetë e errët.
Këmisha për stinën e verës për meshkuj – verore:
- Përmbajtja e këmishës duhet të jetë 100% pambuk;
- Me material të plotë;
- Ngjyra të ndryshme të buta (jo ngjyra reflektuese në bazë të kërkesës së AK).
Këmisha për stinën e verës për meshkuj – dimërore:
- Përmbajtja e këmishës duhet të jetë 100% pambuk;
- Me material të plotë;
- Ngjyra të ndryshme të buta (jo ngjyra reflektuese në bazë të kërkesës së AK).
Këmisha për stinën e verës femra – verore
• Këmishat duhet të jenë me mëng të gjata;
- Përmbajtja e këmishës duhet të jetë 100% pambuk;
- Me material të plotë kualitativ;
- Ngjyra në bazë të kërkesës së AK (jo ngjyra reflektuese);
Këmisha për stinën e dimrit femra – dimërore
• Këmishat duhet të jenë me mëng të gjata;
- Përmbajtja e këmishës duhet të jetë 100% pambuk;
- Me material të plotë kualitativ;
- Ngjyra në bazë të kërkesës së AK (jo ngjyra reflektuese);
Pallto elegante për meshkuj
- Pallto duhet të jetë me gjatësi deri mbi gjunjë;
- Përmbajtja e palltos duhet të jetë 60% lesh (wool), 40% Viscose material që mundëson që rrobat të mbajnë hekurosjen;
- Me material të plotë kualitativ;
- Ngjyra në bazë të kërkesës së AK;
Pallto elegante për femra
- Pallto duhet të jetë me gjatësi deri mbi gjunjë;
- Përmbajtja e palltos duhet të jetë 60% lesh (wool), 40% Viscose material që mundëson që rrobat të mbajnë hekurosjen;
- Me material të plotë kualitativ;
- Ngjyra në bazë të kërkesës së AK;
- Këpucë elegante të lëkures kualitetit të lartë për femra,
- Këpucë komode për femra, me take të ulët
- Rezistente ndaj ujit
- Këpucë elegante të lëkures kualitetit të lartë për meshkuj,
- Këpucë komode për meshkuj me lidhëse
- Rezistente ndaj ujit
- Kravatë në ngjyra të mbyllur (pastel)
Në fund është treguar se veshmbathjet duhet të jenë të kualitetit të lartë dhe duhet të jenë të formatit formal zyrtar /administrativ.
“Duke pasur parasysh që madhësia e veshmbathjeve nuk ka ndikim në çmim, masat për copë merren nga operatori ekonomik si fitues i ofertës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Veshmbathjet duhet të jenë të kualitetit të lartë dhe duhet të jenë të formatit formal zyrtar /administrativ”. /Demokracia.com/