Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar kërkesën e Kurtit për zgjedhje të reja.
Ai ka bërë me dije se ky është një paralajmërim i kryeministrit për t`u larguar.
Deputeti i PDK-së ka vlerësuar se ky është një lajm i mirë për Kosovën.
“Kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar. Është lajm i mirë paralajmërimi i Albin Kurtit për t’u larguar. Kjo do të ishte e vetmja e mirë që Albin Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet”, ka shkruar ai, duke shtuar se me largimin e Kurtit nga pushteti do të largoheshin edhe shumë gjera tjera.
“Largimi i Kurtit do të thotë largim i sanksioneve ndërkombëtare. Largimi i Kurtit do të thotë fundi i stagnimit ekonomik. Largimi i Kurtit do të thotë ndalje e tenderëve njëburimorë qindramilionësh. Sa më afër largimi i Albin Kurtit, aq më afër zhvillimi i Kosovës”, ka shkruar Tahiri./Demokracia