Gara më prestigjioze në botë, e njohur ndryshe edhe si Liga e Kampionëve, vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të 1/16-ës, ose fazës së eliminatorëve.
Mbrëmë kishim rezultate interesante, ku Chelsea arriti si mysafirë t’i shkaktoj humbje gjigantit spanjoll Atletico Madrid, dhe Bayerni e deklasoi Lazion në Itali me rezultat 1:4, përcjell KosovaPress.
Në ndeshjet e sotme, Atalanta pret në shtëpi Real Madridin dhe Manchester City zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Borussia Monchengladbach.
Po ashtu, këto do të jenë ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, ku në xhiron e radhës do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, për të kompletuar fazën e eliminatorëve./KosovaPress