Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë në Bruksel ku sot ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalë rasti në Kongresin e jashtëzakonshëm të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) dhe hapjes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Kreu i PDK-së ka folur në panelin e organizuar me temën “Formësimi i së ardhmes së Evropës: autonomia strategjike, zgjerimi dhe reforma evropiane”.
Gjatë këtij diskutimi, duke rithkesuar nevojën e rifuqizimit të besimit të ndërsjellë mes shteteve kandidate dhe BE-së, lideri i PDK-së propozoi që procesi i anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe i Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të shtrohet në disa faza konkrete, të prekshme dhe të vazhdueshme.
“Shtetet kandidate për anëtarësim në BE kanë nevojë të shohin progresin dhe rezultatet e angazhimit të tyre në rrugën e integrimit – jo të presin vetëm fundin e tërë procesit për t’u njoftuar me epilogun. Vetëm një Bashkim Evropian që përfshinë të gjithë Evropën gjeografike do të garantojë një Evropë që është në gjendje të përballojë sfidat e sigurisë me të cilat po përballet. Kosova është e gatshme të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë, si vendi më pro BE-së, e përkushtuar ndaj të njëjtave vlera dhe parime. Bashkimi Evropian, një dhe i bashkuar, është përgjigje ndaj kërcënimeve nga jashtë por edhe nga brenda rajonit tonë. Kosova, respektivisht Ballkani Perëndimor, i anëtarësuar në BE, do të mbyllte përgjithmonë derën për ideologjitë dhe ndikimet e tjera në vendet e rajonit”, tha Krasniqi.
Postimi plotë:
Sot, në Bruksel, në kuadër të Kongresit të jashtëzakonshëm të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) dhe hapjes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, mora pjesë në panelin e organizuar me temën “Formësimi i së ardhmes së Evropës: autonomia strategjike, zgjerimi dhe reforma evropiane”.
Gjatë këtij diskutimi, duke rithkesuar nevojën e rifuqizimit të besimit të ndërsjellë mes shteteve kandidate dhe BE-së, propozova që procesi i anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe i Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të shtrohet në disa faza konkrete, të prekshme dhe të vazhdueshme.
Shtetet kandidate për anëtarësim në BE kanë nevojë të shohin progresin dhe rezultatet e angazhimit të tyre në rrugën e integrimit – jo të presin vetëm fundin e tërë procesit për t’u njoftuar me epilogun.
Vetëm një Bashkim Evropian që përfshinë të gjithë Evropën gjeografike do të garantojë një Evropë që është në gjendje të përballojë sfidat e sigurisë me të cilat po përballet. Kosova është e gatshme të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë, si vendi më pro BE-së, e përkushtuar ndaj të njëjtave vlera dhe parime.
Bashkimi Evropian, një dhe i bashkuar, është përgjigje ndaj kërcënimeve nga jashtë por edhe nga brenda rajonit tonë. Kosova, respektivisht Ballkani Perëndimor, i anëtarësuar në BE, do të mbyllte përgjithmonë derën për ideologjitë dhe ndikimet e tjera në vendet e rajonit./Demokracia