Ndihmës sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd D. Robinson, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, ka ritheksuar mbështetjen Amerikane për popullin e Kosovës.
I shkurtër në deklarim, Robinson, ka potencuar se SHBA-të janë të vendosur për të mbështetur përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar institucione jetike të sigurisë dhe të strukturave të gjyqësorit dhe të drejtësisë.
“Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot, por edhe për një Kosovë më të fortë, më transparente në të ardhmen, për të gjithë qytetarët”, ka thënë shkurt ai, transmeton albanianpost. Ndër të tjera zyrtari amerikan ka falënderuar presidenten Osmani për mikpritjen e ngrohtë
“Ju falënderojë edhe për mundësinë për të biseduar me juve për çështje të rëndësishme për të cilat kemi diskutuar që një kohë të gjatë. Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë, atë që po bëni ju, për çka po punon policia, shërbimet e sigurisë, qytetarët e zakonshëm, është më të vërtetë i rëndësishëm”./Demokracia