Ndotja e ajrit në Shqipëri e Kosovë është shqetësuese.
Në Shqipëri është përkeqësuar vitin e fundit, sipas raportit të OBSH-së, për cilësinë e ajrit 2023.
Gjatë 2023-shit, PM2.5, njësia e matjes së ajrit të ndotur në vend ishte 16.7, duke kaluar me tre herë mesataren e OBSH-së, ndërsa një vit më parë ishte 14.5. Ky është niveli më i lartë i ndotjes për të paktën 4 vitet e fundit. Shqipëria ngjyroset portokalli, që është tregues i ajrit jocilësor
Shqipëria renditet e shtata në Europë për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, ndërsa në botë renditet e 60-ta. Kosova është e 17-ta në Europë.
Në renditjen e kryeqyteteve për nivelin e ndotjes së ajrit, Tirana është në vendin e 51 në botë, pas Shkupit dhe Podgoricës, përkatësisht në vendet e 30 dhe 36. Kurse, Prishtina është në vendin e 60-të.