Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa i njohur si “Remi” ka bërë një thirrje për mediat.
Ai përmes një postimi ka kërkuar që individët të cilët kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-99, nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave, transmeton Demokracia.com
Ai tha se duhet të evitohen dëmet nga kufta hibride ruso-serbe.
POSTIMI I PLOTË:
Preventiva e luftës hibride ruso-sërbe…
Individëd të cilët kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-99, nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave.
Ata kanë qenë dhe mbeten njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke u vardisur rreth liderëve dhe pa hezitim vihen në shërbim të së keqës.
Në rrethana të jashtëzakonshme siç jemi ne sot, është mëse e nevojshme që të tillët të menjanohen nga mediat dhe platformat publike, dhe në këtë mënyrë të evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-sërbe që mund t’i shkaktohen vendit.
Asnjërit nga të tillët nuk mbajnë barrë për ata që ikën dhe nuk kthehen më, ndihuni të sigurt në vendin tuaj, tani të PAVARUR!