Konjufca kritik ndaj SHBA-ve: Escobari si Grenelli, nuk kam parë ndonjë dallim

- in Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është ankuar në presionin që emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po bën ndaj Kosovës.

Madje, presionin e tij, ai e ka krahasuar më atë të ish-emisarit Richard Grenell.

Sipas tij, Escobar dallon nga Grenelli vetëm për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Ata i përkasin orientimeve të ndryshme politike, mirëpo më duket se Escobari dallon nga Grenelli substancialisht vetëm në çështjen e kufirit, pra shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Konjufca në për “Kanal10”.

Ai ka bërë me dije se në çështje tjera Escobar është i njëjti me Grenellin.

Në çështjet e tjera, presioni që e ka ushtruar është i njëjtë me të Grenellit. Nuk kam parë ndonjë dallim”, është shprehur Konjufca./Demokracia