Djali i Thaçit për vdekjen e Xhavit Ferizit – Raketës: Ishte i pandashëm me babin plot 30 vjet

- in Lajme

Djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti, ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram për vdekjen e mikut të familjes, Xhavit Ferizit – Raketës.

“Ishte i pandashëm me babin plot 30 vjet. Ishte një prej njerëzve më të dashur të familjes. Do të jetosh përjetësisht në kujtimet tona, Raketë! Prehu në paqe!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Ndryshe, pas një beteje me kancerin, sot ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi, i njohur me nofkën e luftës si “Raketa”.
Ferizi njihet për afërsinë e tij me ish-presidentin e ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Duke nisur që nga koha e luftës, Raketa ishte truproja i afërt i Thaçit.
Ferizi ishte gjithashtu figurë e njohur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës.