Bordi i ShSKUK-së në korrik të vitit 2020 kishte shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm, Basri Sejdiun. Në vend të tij ishte caktuar ushtrues detyre Valbon Krasniqi, i cili vinte nga LDK-ja. Sejdiu në atë kohë akuzohej nga LVV-ja dhe LDK-ja që ishte njeri i lidhur më PDK-në. Por, pas disa viteve kur ai është jashtë menaxhimit, nuk e ka penguar partinë e Albin Kurtit që të bëjë pazar më familjen e Basri Sejdiut, shkruan Demokracia.com.
Në javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023. Partia me të hyrat më të mëdha bindshëm është evidentuar Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit, pasuri gjatë vitit 2023 kishte të hyra 2,098,592.49. Përveç të hyrave, kjo parti kishte edhe shpenzime. Tek shpenzimet e pagesave, VV-ja ka shënuar se ka blerë një veturë 20 mijë euro. Aty është shkruar se vetura është blerë tek Taulant Sejdiu.
Demokracia.com ka gjetur se Taulanti është djali i ish-shefit të QKUK-së.
Sejdiu e ka hapur një kompani në vitin 2021, e cila quhet “Taulant Sejdiu B.I” apo me emër tregtar “TSorders”. Kompania nuk është autosallon i veturave, por aktivitet primar e ka “Tregtia me pakicë me porosi nga shtëpia nëpërmjet postës ose internetit”.
Siç shihet, VV-ja e ka blerë veturën me porosi online nga interneti. Kjo parti, pos blerjes së veturës, në emër të shpenzimeve në vitin 2023 ka deklaruar se janë bërë 198 mijë euro.
Basri Sejdiu ishte shkarkuar nga detyra e drejtorit të QKUK-së në kohën e pandemisë së Covid-19, kur më qeverinë udhëhiqte koalicioni LVV-LDK dhe në krye të shëndetësisë ishte Arben Vitia. /Demokracia.com/