Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se Albin Kurti e ka përfunduar mandatin pa asnjë sukses.
Sipas tij, kryeministri nuk e njeh shtetin e Kosovës.
“Jam shumë i sigurt që z.Kurti e ka kryer me kryeministër, dhe e ka kryer me faqe të zezë siç thotë populli, pa asnjë sukses. Vetëm dëm i ka bërë Republikës së Kosovës sepse është i vetmi kryeministër që udhëheqë një vend që nuk ka sjell asnjë njohje, por ky fatkeqësisht as vet se njeh as republikën, s’e njeh as Kushtetutën, as simbolet, përveç beneficionit që ia ka jep pozita e kryeministrit”./Demokracia