VIDEO | “Unë nuk angazhohem në logjikë pazaresh me askënd” | Kurti e kishte kundërshtuar kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me dhurimin e 24 hektarëve për Manastirin e Deçanit

- in Lajme

“Nuk është që ne bëjmë ndonjë pazar, ma jep këtë, ta jap atë” dhe “Nuk angazhohemi ne me logjikë pazaresh me askënd, as brenda dhe as jashtë vendit”.

Kështu i përgjigjej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lajmeve që qarkullonin më 1 qershor 2022, se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është i kushtëzuar me zbatimin e vendimit për 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit, shkruan Demokracia.com.

Këtë qëndrim, Kurti e kishte shprehur në një konferencë për media, menjëherë pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk është që ne bëjmë ndonjë pazar, ma jep këtë, ta jap atë. Ne mbajmë qëndrimin tonë, kemi qëllimet tona, duam të anëtarësohemi. Pra, ne mbajmë vetëm qëndrim parimor dhe sa i përket Akgjykimit të Gjykatës Kushtetuese: A nuk janë të ndara pushtetet? Pushteti ekzekutiv dhe pushteti gjyqësor. Pse kaq shumë kërkesa për Qeverinë e Republikës së Kosovës që në njëfarë mënyrë të ndërthuret me një shtyllë tjetër të pushtetit. Vazhdimisht është kërkuar që ne të mos përzihemi në shtyllat tjera të pushtetit, që natyrisht është tipar i demokracisë, mirëpo në këtë rast kërkohet vazhdimisht që ne të jemi aty. Gjykata Kushtetuese e bënë punën e saj sipas diskutimeve dhe vendimeve që ka. Ne (Qeveria) jemi një organ tjetër, jo vetëm për nga shkalla, por edhe për nga natyra. Qeveria e Republikës së Kosovës, i mbahet drejtësisë. Nuk angazhohemi ne në logjikë pazaresh me askënd, as brenda vendit dhe as jashtë vendit. Me dijen që kemi, me aftësitë që i posedojmë, e bëjmë më të mirën e mundshme, duke mos e kursyer vetën. Kaq është thelbi i kësaj gjëje”, deklaronte Kurti.

Lojtës Videosh

Kryeministri Kurti ishte i bindur në këtë që deklaronte, por si në çdo temë apo në çdo rast tjetër, ai nuk mbajti këtë qëndrim dhe e shkeli me të dy këmbët vetëm pak më vonë.

13 MARS 2024 – KURTI PRANON TË BËJË PAZARE NË STILIN “MA JEP KËTË – TA JAP ATË”

Tashmë çdokush është i bindur se Kurti nuk është në gjendje të mbajë asnjë qëndrim, vetëm se pret momentin që ta çojë lartë flamurin e bardhë të dorëzimit.

Ky moment erdhi kur më 13 mars 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dha fund kundërshtimit dhe mashtrimit disavjeçar se me ardhjen e tij dhe të Vetëvendosjes në pushtet nuk do të pranojnë kurrë të zbatojnë këtë vendim të kohës së Sllobodan Millosheviqit, i cili në vitin 1997 ia kishte dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë.

Pikërisht nga Qeveria e Kosovës ai ka pranuar kushtëzimet dhe pazarin që e kundërshtonte edhe nga e njëjta ndërtesë në qershorin e vitit 2022.

Kryeministri Kurti ka pranuar kushtëzimin e rrugës së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit.

“Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asamblesë Parlamentare, nga Grupet Politike kryesore në Asamble që përfaqësojnë parlamentet e shteteve anëtare, nga shtetet e QUINT-it, që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës këtë vit apo heqjen e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit dhe rrjedhimisht heqjen dorë nga një qëllim demokratik e shtetndërtues i Republikës sonë. E provuam me datën 5 mars për herë të parë që ta shtyjmë miratimin e opinionit për anëtarësim të Komitetit në fjalë, por pa sukses. U bindëm që duhet të zgjedhim njërin opsion, nuk ka një zgjedhje të tretë. Andaj, sot i kemi Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 13 mars 2023.

Ndonëse Kurti është munduar ta arsyetojë këtë se bëhet fjalë për plotësimin e kushtit për anëtarësim, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se janë edhe dy kushte të tjera thelbësore që duhet të plotësohen nga Kurti para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. / Demokracia.com/