“Qeverisë i është bërë e qartë…” | Kurti gënjeu se duke i dhënë 24 hektarët për Manastirin e Deçanit po e plotëson kushtin për anëtarësim në Këshill të Evropës

- in Lajme

“Qeverisë i është bërë e qartë nga grupet politike kryesore në Asamble që përfaqësojnë parlamentet e shteteve anëtare, nga shtetet e QUINT-it, që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës këtë vit, apo heqjen e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit”.

Ky është arsyetimi dhe shfajësimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kur njoftoi më 13 mars 2024 se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’i regjistrojë në emër të Manastirit të Deçanit, që menaxhohet nga Kisha Ortodokse Serbe, tokën 25 hektarëshe që Sllobodan Millosheviqi ia kishte dhuruar në vitin 1997, shkruan Demokracia.com.

Por, as me këtë rast, njeriu që për vite kundërshtoi zbatimin e këtij vendimi, nuk e tha plotësisht të vërtetën.

Kalimi i pronësisë së 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit nuk rezultoi me plotësimin e kushtit për të mundësuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti u mundua të paraqitej në mbledhjen e Qeverisë se ka bërë kompromis me qëndrimet e tij kundër zbatimit të këtij vendimi vetëm me qëllimin që Kosovës t’i mundësohej anëtarësimi në këtë mekanizëm të rëndësishëm të të drejtave të njeriut.

15 MARS 2024 – ESCOBAR ZBULON EDHE DY KUSHTET E TJERA

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përsëriti se vendimi për t’ia regjistruar tokën Manastirit të Deçanit është “shumë pozitiv”, por që ky nuk ishte kushti i vetëm që Kosova duhej të plotësonte për të realizuar synimet e saj për anëtarësim.

Escobar ka zbuluar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se kusht kyç është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që gjatë opozitarizmit të tij Kurti e përmendte vetëm në emrin serbisht: “Zajednicë”.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha Escobar më 15 mars 2024, vetëm dy ditë pasi Kurti urdhëroi regjistrimin e pronave në emrin e Manastirit të Deçanit.

https://demokracia.com/edhe-dy-kushte-tjera-kurti-e-zbatoi-vendimin-per-manastirin-e-decanit-duke-shpresuar-anetaresimin-ne-kie-escobar-thote-se-smund-te-ndodhe-pa-themelimin-e-zajednices/

Më 13 mars 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë fund kundërshtimit dhe mashtrimit disavjeçar se me ardhjen e tij dhe të Vetëvendosjes në pushtet nuk do të pranojnë kurrë të zbatojnë këtë vendim të kohës së Sllobodan Millosheviqit. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/pas-pranimit-te-zajednices-kurti-dorezohet-dhe-e-pranon-edhe-vendimin-e-millosheviqit-per-manastirin-e-decanit-i-kerkuam-agjencionit-kadastral-ta-zbatoje-vendimin-e-gjykates-kushtetuese/

https://demokracia.com/fundi-i-nje-tjeter-mashtrimi-kurti-e-konjufca-premtonin-se-do-ta-anulonin-vendimin-e-millosheviqit-per-manastirin-e-decanit-tani-urdherojne-zbatimin-e-tij/

https://demokracia.com/video-kundershtimet-e-kurtit-dhe-vetevendosjes-nder-vite-per-vendimin-e-pronave-te-manastirit-te-decanit/ Demokracia