Policia me masa të fshehta simulon blerjen e 2 eurove false, arrestohet një person

- in Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të premten në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në falsifikim parash. I dyshuari sipas policisë, 10 mijë euro false, nga 2 euro, synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të premten në fshatin Shakovicë të Podujevës nën dyshimin për përfshirje në falsifikim parash.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte ofruar për shitje policisë 5 mijë copë nga 2 euro.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 15.03.2024 kanë zbatuar Urdhëresën për  ‘Masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’” – thuhet në njoftim.

I dyshuari sipas policisë, 10 mijë euro false, nga 2 euro, synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

May be an image of childrens toy

“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës,  i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro” thuhet tutje në njoftim.

Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar “5000 x 2 € monedha, që dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara, Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe një telefon celular”.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

May be an image of money and text

Ndërkaq me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Demokracia