Më shumë se gjysma e tabelave të vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës.
Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.
Nga Policia e Kosovës për rajonin e veriut kanë thënë për se janë ngjyrosur më shumë se gjysma e tyre që u vendosën dje.
Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela, në të cilat, emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.
Nga pamjet që i ka publikuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat shënjuese të cilat ishin të shënuara vetëm në gjuhën serbe e janë zëvendësuar me të tjera që janë edhe në gjuhën shqipe.
/Demokracia