“Çështje emergjente humanitare” | Albin Kurti e bënë shtetin e Kosovës si cenues të minoriteteve

- in Lajme

“Çështje emergjente humanitare” e quajti Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, situatën në të cilën “disa prej pjesëtarëve të komunitetit serb prej më të cënueshmeve” e kanë gjetur veten pas ndalimit të dinarit nga qeveria kosovare, për çka kërkoi “të adresohet menjëherë”:

ShBA mbetet partneri më i përkushtuar i Kosovës. Por duhet të pranoj se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash. Të jemi të sinqertë, këto sfida kanë të bëjë me mënyrën se si qeveria po trajton serbët e Kosovës tash. Është fatkeqe pse duhet të merremi me këtë. Por, dinari, vendimi i BQK-së ka krijuar vështirësi të njëmenda për disa qytetarë të Kosovës. Jemi shumë të shqetësuar”, tha ai.

Do të vazhdojmë në këtë çështje, por është çështje emergjente humanitare që duhet menjëherë të adresohet. Dhe shpresoj që qeveria të jetë e përgatitur të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të marten”, tha ai.
Mund të them që patëm diskutim shumë të mirë. Dhe ia bëra të qartë se askush nuk mund të dëgjojë tregimet nga disa prej anëtarëve më të cënueshëm të këtij komuniteti që janë njerëzit me aftësi të kufizuara, studentët, nuk mund të mos prekesh (ndjeshmërisht) nga tregimet e tyre se si ky vendim i ka prekur ata. KM e kuptoi këtë dhe premtoi se do të shikojë disa prej propozimeve që ia bëra sot”, tha mes tjerash ai./Demokracia