Escobar sot në Kosovë për çështjen e dinarit, vjen me një “mal” qortimesh për Kurtin dhe qeverinë e tij

- in Lajme

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të nisë sot me vizita zyrtare në Kosovë.

Nga ora 10:00 ai do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton kabineti i saj.

Mediat janë ftuar të marrin pamje nga koha e nisjes së takimit, ndërkaq më pastaj paralajmërohet se do të ketë konferencë të përbashkët për media.
Emisari amerikan pos me Osmanin do të takohet edhe me krerët opozitarë./Demokracia