Haziri pas deklaratave të Escobarit: Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera

- in Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, që tha se raportet e Qeverisë Kurti nuk janë të mira edhe me shtetet tjera, jo vetëm më SHBA-në.

Haziri ka thënë se Kurti ka raport edhe më të keq me “opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj”

Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Deklarata e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, për raportet e qeverisë Kurti me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe me fqinjtë e Kosovës, e fakton atë që ne e kemi thënë tash e disa muaj.

Por, raporti i z. Kurti është edhe më i keq në raport me opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj. Ky raport është përkeqësuar në të gjitha sektorët dhe në të gjitha drejtimet.

Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera.

/Demokracia