Gjatë ditës së djeshme, fabrika e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas është përfshirë nga zjarri.
E zjarri po vazhdon edhe sot por me intensitete të vogël. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Sot, presim të përfundojë shuarja e plotë e zjarrit, pas punës intensive të zjarrfikësve të komunës së Drenasit, ndihma nga Malisheva, Skenderaj, Prishtina, Lipjani, Rahoveci, si dhe Njësia Speciale e Kosovës dhe KFOR-i. Është djegur Fabrika e Plastikës, me dëme të mëdha për kompaninë, njëherësh është katastrofë ambientale. Falënderoj personat dhe kompanitë, po ashtu edhe mediat të cilat u gjenden pranë zjarrfikësve tanë për të zvogëluar dëmet si dhe raportuan nga vendi i ngjarjes. Shpreh falënderim të veçantë për kompaninë ‘Trasing’ që arriti e para me mjet të madh dhe ka penguar përhapjen e vatrës së zjarrit”, ka thënë Lladrovci./Demokracia