Gazetari Parim Olluri është tallur me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili sot ka postuar një fotografi nga një fermë e me buallica.
Në njërën nga fotografitë, Peci shihet në një pozicion goxha të çuditshëm. Ai e mban dorën mbi kokën e një buallice, gjoja se po e ledhatonte, por mes dorës së tij dhe kokës së kafshës, përpos një shufre të trashë metalike, qëndrojnë edhe disa dhjetëra centimetra.
Në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka shkruar se ky është ledhatim i buallicës nga distanca.
“Ledhatim i buallices nga distanca. Ky eshte inovacioni i ministrit Peci. Doren nja 30 cm larg. Mbi rrethojen e hekurit. Krejt masat e sigurise i paska ndermarre. Garant edhe anti plumb ka pase veshun”, ka shkruar Olluri.