Qeveria hesht ndaj veprimeve të Speciales kundër Selimit dhe Lushtakut

- in Lajme

Gjatë kësaj jave hetuesit e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë qenë mjaft aktiv.

Ata kanë zhvilluar disa aksione që kanë pasur cak disa ish-komandant të UÇK-së.

Të enjten, hetuesit kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ndërsa mbrëmë kanë ndalur për disa orë ish-komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, të cilit pas intervistimit ia kanë konfiskuar telefonin.
Pavarësisht thirrjeve të ndryshme për reagim, shteti i Kosovës ka heshtur. Deri më tani askush prej Qeverisë nuk ka reaguar për këtë çështje./Demokracia