Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, njëherit kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, është ftuar nga EULEX-i mbrëmjen e së premtes.
Nacionale mëson nga burime se ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës është dërguar në zyrat e EULEX-it.
Vlen të theksohet se të enjten, u bastis edhe shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Nacionale jozyrtarisht nga burime të afërta me zhvillimet, ka mësuar se Selimi dyshohet për pengim të drejtësisë.
Për të njëjtën arsye, kishte pasur disa bastisje edhe vitin e kaluar.
Kujtojmë së në fundin e vitit të kaluar, Specialja pati zhvilluar një seri bastisjesh ndaj ish-këshilltarëve të presidentit Hashim Thaçi, si Blerim Shala dhe Artan Behrami.
Mënyra e tillë e bastisjeve, pati ngjallë shumë reagime në opinionin publik.
Para pesë muajsh, OVL e UÇK-së pati zhvilluar edhe një protest te zyret e EULEX-it kundër bastisjeve të tilla.