Opsion Kushtetuesja / PDK: Nuk do të lejojmë që të kaloi ligji për zyrtarët publik

- in Lajme

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për zyrtarët publik.

Përparim Gruda nga subjekti më i madh opozitar PDK, ka thënë se Qeveria nuk mori parasysh një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj.

“Qeveria ka lënë në fuqi dispozitat që përcaktojnë se pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të jenë me mandat 4-vjeçar, në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte përcaktuar se emërimet në këto pozita para hyrjes në fuqi të Ligjit bazë për Zyrtar Publik nuk i nënshtroheshin emërimit me mandat, por mbajnë vendet e tyre të punës sipas aktemërimeve që kanë pasur”, ka shkaur ai ndër të tjera.

Miratimin e këtij ligji sot nga ana e Qeverisë e ka kundërshtuar edhe AAK duke thënë se ky ligj si i tillë, përbën rrezik për demokracinë.

Reagimii i plotë i PDK-së:

Sot, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, në kundërshtim me Aktgjykimin në rastet KO 216/22 dhe KO 220/22 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Qeveria ka lënë në fuqi dispozitat që përcaktojnë se pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të jenë me mandat 4-vjeçar, në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte përcaktuar se emërimet në këto pozita para hyrjes në fuqi të Ligjit bazë për Zyrtar Publik nuk i nënshtroheshin emërimit me mandat, por mbajnë vendet e tyre të punës sipas aktemërimeve që kanë pasur.
Kjo është një fazë e re e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga Qeveria, ku edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dispozitat jokushtetuese përfshihen në ligje.
Partia Demokratike e Kosovë nuk do ta lejoj këtë arbitraritet./Demokracia