8 Marsi, është Dita Ndërkombëtare e Grave dhe përkujton lëvizjen për të drejtat e tyre.
Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Grave, u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.
Në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.
Por arsyeja se përse festohet pikërisht 8 Marsi, lidhet me dy ngjarje historike.
E para daton në vitin 1911. Në mars të atij viti, një grup punëtoresh të një industrie tekstile në Nju Jork, kishin ditë të tëra në grevë kundër kushteve të tmerrshme në të cilat ndodheshin duke punuar.
Për të shtypur protestën, pronarët e kompanisë kishin bllokuar daljet e fabrikës, duke mos lejuar largimin e punëtoreve.
Papritur, diçka shkoi keq dhe shpërtheu një zjarr që vrau mbi 140 punëtore. Midis këtyre grave kishte shumë emigrantë, të cilët kërkonin vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës.
Ngjarja e dytë historike tregon gjithashtu, përkushtimin e grave për të drejtat dhe lirinë e tyre dhe lidhet me Revolucionin e Shkurtit në Rusi, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Më 8 mars 1917, përveç të gjithë burrave në revoltë, edhe shumë punëtore ruse dolën në rrugë për të protestuar kundër Carit dhe për këtë arsye, kjo datë mbahet mend si vendimtare për historinë e gjinisë femërore.
Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Grave”, mori dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën.
Në këtë ditë reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Më 8 mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha, për të drejtat e grave dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta./Demokracia