Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dje ka bërë një veprim të pa tolerueshëm. Në profilin e saj në “Facebook”, ambasada kosovare në Abu Dabi ka shpërndarë postime të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një veprim i tillë është cilësuar si skandaloz, meqenëse me ligjet në fuqi misionet diplomatike të Kosovës iu shërbejnë të gjithë qytetarëve të Kosovës e jo vetëm votuesve të një subjekti politik.
Duket se ambasada i ka rënë shpejt pishman për veprimin e bërë.
LAJME
“Kapja” e diplomacisë, Ambasada e Kosovës në Abu Dabi shpërndanë postime të Vetëvendosjes
Demokracia
18:49 | 07 Mars 2024
SHARE:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dje ka bërë një veprim të pa tolerueshëm. Në profilin e saj në “Facebook”, ambasada kosovare në Abu Dabi ka shpërndarë postime të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një veprim i tillë është cilësuar si skandaloz, meqenëse me ligjet në fuqi misionet diplomatike të Kosovës iu shërbejnë të gjithë qytetarëve të Kosovës e jo vetëm votuesve të një subjekti politik.
Duket se ambasada i ka rënë shpejt pishman për veprimin e bërë.
Brenda pak kohe, postimi në fjalë është larguar nga profili i zyrtar i ambasadës.
Megjithatë, gazeta ka siguruar shpërndarjen e postimit.
Fotografia e siguruar flet se Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shpërndarë postimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ku flitet për homazhet që liderët institucionalë të Kosovës dje kanë bërë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.