Gjykata Speciale konfirmon bastisjet në shtëpitë e Sylejman Selimit dhe Hajredin Kuçit

- in Lajme

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Kosovë.

Pa dhënë detaje se mbi çfarë dyshimesh po zhvillohen këto operacione.

Në një përgjigje për Front Online, Christopher Bennett, zëdhënës i ZPS-së ka thënë se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë.

“SPO po kryen operacione të vazhdueshme”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Që nga orët e hershme të mëngjesit po kryhen bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit./Demokracia