Një person është plagosur sot rreth orës dhjetë në Prishtinë, në rrugën”Bedri Shala”, në afërsi të varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Demokracia.com ka mësuar identitetin e të plagosurit, me inicialet P.G.
I plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK.
I dyshuari raportohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë BMW, ngjyrë e kuqe.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00.
“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.”, tha Ahmeti.
Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./Demokracia.com/