Specialja tenton të shfajësojë vetën nga vonesat e pengesat, akuzon mbrojtjen për gjykim të ngadalshëm

- in Lajme

Dje zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle në mënyrë të çuditshme ka akuzuar ekipet mbrojtjëse në Hagë për vonesat në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ai në një intervistë për KTV, ka thënë ndër të tjera se nëse mbrojtja i redukton pyetjet e veta, procesi do të shkurtohej.

Por, Doyle, nuk është marrë fare me vonesat e sakjshme dhe pengesat e mëdha që Prokuroria e Specializuar ka shkaktuar tash e sa vjet në këtë proces.

Ai nuk ka përmendur se krerët e UCK-së ishin arrestuar në nëntor të vitit 2020 dhe tek në prill 2023 kishte nisur gjykimi. Pra, dy vjet e gjysmë vonesë për shkak se prokuroria nuk ishte gati të fillonte ta mbronte rastin.

Prokuroria e Specializuar e ka vonuar e penguar këtë proces duke qenë se ishte vet ajo që mbante deri vonë materialet e redaktuara, duke ia pamundësuar mbrojtjes zhvillim të duhur të hetimeve të saja.

Për më tepër, pritjet se mbrojtja duhet të jetë përgjegjëse për vonesat, duken qesharake, kur dihet se thuajse 100% e kërkesave të prokurorisë janë pranuar nga gjyqtari i procedures paraprake dhe tash nga paneli, ndërkaq të mbrojtjes pothuajse përherë janë refuzuar.

Duhet theksuar poashtu që është vet prokuroria ajo që kishte propozuar rreth 320 dëshmitarë dhe numrin e orëve që iu duhen për t’i përfunduar.

Janë vetëm 47 dëshmitarë që kanë dalë në sallën e gjyqit deri më tani, dhe 80 % e tyre në seanca terësisht të mbyllura, me kërkesë të prokurorisë.

Prokuroria ka paralajmëruar se do të reduktojë një numër të dëshmitarëve.

Zëdhënësi Doyle ka thënë se gjyqtarët kanë kërkuar nga palët që t’i reduktojnë projeksionet, në mënyrë që gjykimi të arrihet drejt fundit, dikur kah prilli 2025.

Një element që është verejtur gjatë këtij gjykimi, e që ka mundur të shënojë vonesa të shtuara, ka qenë marrja në pyetje e dëshmitarëve nga ana e gjyqtarëve./Demokracia