Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi dy çështje kontestuese në draft-statutin e Asociacionit

- in Lajme

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë theksuar se draft-statuti i Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Një kërkesë të tillë e ka pasur edhe Bashkimi Evropian.

Ndërsa, hiq më larg se të enjten ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, pavarësisht kësaj Qeveria e Kosovës nuk po e bën një gjë të tillë.

Ani pse të njëjtit janë pajtuar për dërgimin e dokumentit në Kushtetuese.

Ata po ashtu ende nuk kanë treguar se kur do ta ndërmarrin një veprim të tillë.

“Nuk jam në Kosovë për momentin. Më vjen keq”, ka thënë shkurt Kryeziu.

 Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Kurti e ka detyrë nacionale dhe ndërkombëtare ta dërgoj draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Për mosdërgimin ende në Kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit nga ana e Qeverisë, për Front Online ka folur edhe ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu.

Ai thotë se kryeministri e ka edhe detyrë nacionale por edhe ndërkombëtare që draft-statutin e Asociacionit ta dërgojë në Kushtetuese.

“Kryeministri e ka këtë detyrë, e ka edhe detyrë nacionale edhe ndërkombëtare në fakt është ligj i detyrueshëm ndërkombëtarisht, por ai po pret, pra i ka politikat e veta. Thënë ndryshe jo ky kryeministër, ose ndonjë kryeministër tjetër e ka detyrim ndërkombëtar që patjetër duhet ta nënshkruajë dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Kryeziu.

I, pyetur se çfarë epilogu pret nga Kushtetuesja, Kryeziu ka deklaruar se në këtë draft-statut të ri janë dy çështje që janë kontestuese e që më parë nuk kanë qenë.

Sipas tij është Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi.

“Kushtetuta ka kompetenca që ta rishikojë a ka ndonjë dispozitë në kundërshtim me Kushtetutën, nëse jo atëherë kalon, nëse po atëherë qeto dispozita i eliminon dhe kalon ashtu pa dispozita. Aty janë kontestuese dy çështje të cilat nuk kanë qenë përpara është Rezulota 1244 edhe Arbitrazhi, kështu që Gjykata do ta shikojë në mënyrë profesionale edhe i eliminon nëse konsideron se janë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë ndër të tjera Kryeziu./Demokracia