Largimi i Komunës së Skenderajt nga këshilli për Epopenë e UÇK-së, Haxhiu: Familja Jashari s`ka dorë

- in Lajme

Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të mospërfshirë Komunën e Skenderajt në Këshillit Shtetëror për organizimi e shënimit të 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” është kritikuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Mbrëmë në emisionin “Pressing”, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që në këtë këshill të mos jetë një përfaqësues i Komunës së Skenderajt.

Ai ka thënë se kjo është përgjegjësi e qeverisë dhe askujt tjetër.

Analisti i përhershëm i emisionit “Pressing”, Sadri Ramabaj, ka pyetur se mos kjo ka qenë kërkesë e familjes Jashari.

Por, deputeti Haxhiu, i cili njihet për afërsinë me familjen Jashari, ka mohuar një gjë të tillë.

Se nuk është kërkesë e familjes po ta heq unë këtë dilemë. Ju e dini se unë publikisht e kam përkrahur Bekim Jasharin si kandidat për kryetar të Komunës. Nuk qëndron kjo fare”, ka thënë Haxhiu./Nacionale