U zbulua se Dejona Mihajli ia shkruan statuset, Adriana Matoshi mundohet “të nxirret”

- in Lajme

Adriana Matoshi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdimisht shpesh ka vendosur në bluza mbi shkrime që kryesisht ishin mesazhe ironike ndaj opozitës. Një të tillë e kishte edhe sot në lidhje me sigurimet shëndetësore, gjatë seancës të jashtëzakonshme të thirrur nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK).

Ndaj qasjes së Matoshit në Kuvendin e Kosovës, më parë kishte reaguar në formë ironike gazetari Ilir Mirena.

Kjo nuk i ka pëlqyer Matoshit, që siç raporton Nacionale të enjten është konsultuar me pjesëtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mijali, për ta shkruar një reagim ndaj gazetarit Mirena.

Për Mihajli vitin e kaluar deputeti Haki Abazi kishte deklaruar se “kontrollon grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, madje sipas Abazit “ajo i shkruan dhe statuset e disa prej deputetëve të pushtetit”.

Një gjë e tillë është kapur nga kamera sot, ku Matoshi i shkruan Dejona Mihali. dhe më pas Matoshi e pyet “që ta postojë atë status”.

E për këtë situatë ka reaguar vetë Adriana Matoshi, e cila përmes një postimi në Facebook ka treguar se çfarë ishte ai status.

“Meqë i paska mbetë pikë disave me zoom in, zoom out, ja teksti i statusit: Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin”, ka shkruar Matoshi.

/Demokracia