“S’po e njoh” – Zyba trimërohet në gjykatë, Sveçla shfaqet me truproja, seanca për gazin që dështoi shkaku i Fitore Pacollit -Video

- in Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me deputetin e VV-së, Salih Zyba është paraqitur përpara trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Por, seanca që ishte planifikuar të zhvillohej sot dështoi përshkak të mungesës së Fitore Pacollit, shkruan Demokracia.com

Lidhur me këtë, gjyqtari theksoi se nëse Pacolli nuk merr pjesë në seancën e ardhshme, ajo do të sillet  me detyrim.

Sveçla dyshohet të ketë hedhur gaz lotsjellës në një seancë të Kuvendit në pranverë të vitit 2018.

Përkundër që seanca dështoi, Zyba e Sveçla tentuan të tregohen “kapadai”.

Zyba fillimisht u trimërua duke kërkuar t’i njohë bashkëpunëtorët e gjykatës.

Kurse, Sveçla në gjykatore u shfaq me dy truproja, transmeton Nacionale.

PËR MË SHUMË SHIKOJENI VIDEON:

 

Demokracia