Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të Uefa Champions League.
Bayerni i Mynichut është duke e mposhtur Lazion me rezultat 2-0 me golat e Robert Lewandowskit, Musialas dhe Lory Sanes, përcjell KosovaPress.
Në ndeshjen tjetër ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat e cila po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë nuk ka pasur gola të shënuara dhe rezultati është 0-0./KosovaPress