PDK mbush sallat me mbështetës në Zvicër, a po thyhet VV në Diasporë?

- in Lajme

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka publikuar fotografi nga Zvicra ku kanë organizuar një manifestim për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në fotografi shihet se salla është plot me mbështetës. Zgjedhjet e fundit VV kishte fituar duke pasur mbështetje të madhe të mërgimtarëve, a po thyhet kështu VV në diasporë?

Krasniqi ka thënë se mërgimtarët sakrifikuan dhe kontribuan pa u lodhur për popullin, lirinë dhe shtetin.

“Në Zvicër, bashkë me qindra e qindra bashkëatdhetarë, në një manifestim shumë madhështor, shënuam 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Për dekada të tëra, mërgimtarët sakrifikuan dhe kontribuan pa u lodhur për popullin, lirinë dhe shtetin tonë.”

Krasniqi ka shkruar se po “bëhemi gati që Kosovën ta nxjerrim edhe nga mjerimi politik dhe ekonomik në të cilin është zhytur”.

“Tani, bashkë dhe më të fortë, po bëhemi gati që Kosovën ta nxjerrim edhe nga mjerimi politik dhe ekonomik në të cilin është zhytur – sepse ky është obligim i përbashkët. Faleminderit për këtë organizim të mrekullueshëm Ragip Xhaka dhe Dega e PDK-së në Zvicër. Me një mërgatë të tillë, të bashkuar dhe të vendosur, Kosovën e presin ditë më të mira!”

 

/Demokracia