Kurti që po acaron e rrezikon marrëdhëniet me ShBA-të, i premton “mbështetje të palëkundur Ukrainës”

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen për Ukrainën teksa ky vend ka shënuar dyvjetorin e përballjes me invazionin rus.

Kurti ka thënë se përball agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin.

“Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më pare”, ka shkruar kryeministri në rrjetin social “X”.

Ai ka deklaruar se Kosova vlerëson përpjekjet e Ukrainës dhe premton mbështetjen e saj të palëkundur, “derisa fitorja të jetë e tyre”.

“Kanë kaluar 2 vjet që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, i cili ka rezultuar me mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë vendit, mijëra vdekje të civilëve dhe shkatërrim të shtëpive, jetëve dhe mjeteve të jetesës”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se “kërcënimi autoritar për sigurinë evropiane nuk mund të ishte më i mprehtë”./Demokracia