Ironizon Miftaraj: Besniku dhe Donika janë vlera kombëtare të cilat duhet mbrojtur me fanatizëm

- in Lajme

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka ironizuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe me kryediplomaten, Donika Gërvalla, duke thënë se Bashkimi Evropian, duhet të ndryshojë qasje ndaj tyre nëse dëshiron të përfitojë nga vlerat e tyre.

Ai ka vazhduar me tallje ndaj Bislimit e Gërvallës.

“Bashkimi Evropian duhet të ndryshoj urgjent qasje në raport me Besnik Bislimin dhe Donike Gervalla nëse mendon ndonjehere me iu bashku Kosovës ose me përfitu nga vlerat që promovon Kosova në aspekt ekonomik, financiar, të sigurisë, drejtave dhe lirive të njeriut, etj.”

Kosova mbase duhet te filloj te mendoj ndermarrjen e masave sanksionuese ndaj BE, duke filluar prej kufizimit te lirise se levizjes per shtetas te BE ne Kosove, ose edhe ndaljen e ndihmes financiare qe Kosova e kishte parapare per BE. Kosova, si mundesi te fundit duhet te vleresoj edhe kufizimin e mbrojtjes ushtarake ndaj shteteve te BE nese te njejtat mund te jene cak i sulmeve nga Rusia ose ndonje shtet armik.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai në Facebook ka shkruar se: “Besniku dhe Donika jane vlera kombetare te cilat duhet mbrojtur me fanatizem! Respekte”.

Reagimi i Miftarajt vjen pas deklaratave të rënda të Bislimi e Gërvalles ndaj ndërkombëtarëve.

Statusi:

 

/Demokracia