Një person është arrestuar pas mesnate në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, në gjendje të droguar, ka sulmuar fizikisht një zyrtar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:45, në rrugën “Hamëz Jashari”.
Zyrtari policor i lënduar, ka pranuar tretman mjekësor.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në njoftimin e policisë./Demokracia